Telegrafi

Ashley Cole dy kartonë të verdhë për 32 sekonda! (Video)

Ashley Cole është përjashtuar me karton të kuq.

E gjithë kjo ka ndodhur në takimin mes Sporting Kansas City dhe LA Galaxy.

Ish-reprezentuesi anglez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda 32 sekondave, përkatësisht me karton të kuq.

Fillimisht mbrojtësi u ndëshkua për shkak të zvarritjes së lojës me një rivënie anësore, ku vetëm pak sekonda më pas shkaktoi një ndërhyrje të ashpër, e cila i kushtoi me përjashtim nga ndeshja që përfundoi pa fitues, 1:1. /Telegrafi/