Telegrafi

Ashensori bie poshtë pas ndaljes së rrymës në Fushë Kosovë– një femër pëson lëndime të rënda trupore

Një femër në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas rënies së ashensorit në momentin e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Policia ka njoftuar se viktima është duke u trajtuar në QKUK, dhe rasti është në hetime.

“Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/