Site icon Telegrafi

ASHAM: Vendimi i kryetarit Ivanov ka thelluar krizën politike

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) përmes një deklarate shpreh shqetësimin e saj për gjendjen në Maqedoni dhe i fton të gjitha partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, që t’i kthehen dialogut politik për përmbylljen e obligimeve të pa plotësuara të kësaj marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

ASHAM-i konsideron se me vendimin e tij, kryetari Ivanov e ka goditur Kushtetutën e vendit, rendin juridik dhe marrëveshjen e Përzhinos, duke e thelluar krizën politike edhe më tej, prandaj edhe insistojnë në tërheqjen e vendimit./Telegrafi/

Exit mobile version