Delegacioni i Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAM), të udhëhequr nga kryetari akademiku Taki Fiti, me 10 dhe 11 maj do të qëndrojnë në Sofje ku me Akademinë e Shkencave të Bullgarisë (ASHB) do të festojnë së bashku Ditën e rilindëseve të sllavëve, Shën Kiril dhe Metodi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të vizitës më 10 maj në Institutin për kërkime ekonomike të Akademisë së Shkencave të Bullgarisë do të vendosen dy projekte shkencore të realizuar nga ASHAM dhe ASHB. Njëri projekt, është publikuar në gjuhët maqedonisht dhe bullgarisht, ku i trajton çështjet lidhur me shkaqet e krizës së borxhit evropian në kuadër të proceseve integruese të të dyja vendeve, ndërsa projekti tjetër është financimi nga programet-IPA të BE-së dhe ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për risi dhe konkurrimit të ndërmarrjeve nga plani i rajoni të Maqedonisë veriore de nga Qystendili pjesa e Bullgarisë. Ky projekt është shpallur në gjuhën angleze, maqedonase dhe bullgare.
Këto ngjarje, thonë nga ASHAM, janë njoftuar nga një numër i madh i mediave bullgare dhe priten me shumë interes në Bullgari. /Telegrafi/