Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, është zgjedhur kryetar i Shtabit Qendror të ASH-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
“Në mbledhjen e rregullt të kryesisë qendrore të Aleancës për Shqiptarët, ndër pikat kryesore ishte edhe zgjedhja e Kryetarit të Shtabit Qendror të Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020. Në mënyrë unanime nga anëtarët e kryesisë qendrore u zgjodh Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Dr.Arben Taravari”, njoftojnë nga ASH.
Sipas njoftimit, Taravari ka siguruar kryesinë qendrore së kësaj radhe shtabi qendror i ASH-së, me gjithë shtabet lokale dhe aktivitetin politik do ta sigurojë dhe garantojë fitoren bindëse të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 12 prillit të vitit 2020.