Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative, e cila vendosi të pranojë padinë e Komunës së Gostivarit, lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për marrjen e kompetencave të kreut të komunës, Arben Taravari.
Nga ASH thonë se këtë vendim e shohin si një përmirësim të gabimit të ministrit Arbër Ademi, i cili sipas tyre, i cili MASH-in e ka shndërruar në një çerdhe për shërimin e frustracioneve politiko-partiake.
“Vendimin e shohim si dritë të ndezur në fund të tunelit që paralajmëron një gjyqësi të lirë e të drejt, jashtë kthetrave të politikës. Departamenti i Arsimit pranë Aleancës për Shqiptarë e rikujton dhe i thotë troç “BOLL – MË” ministrit me këto gjeste të ulëta që i ngjajnë një palaçoje të cirkut e jo një ministri të arsimit, prej veprimeve të së cilit varet ardhmëria e fëmijëve tanë”, thonë nga ASH.
Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Arbër Ademi dhe emërimin e një ministri, që sipas tyre, do të shërojë plagët që i janë shkaktuar shtresës më të drejtë dhe më të pambrojtur të shoqërisë./Telegrfi/