Aleanca për Shqiptarët kërkon zbardhjen e sulmit në Kumanovë dhe arrestimin e autorëve të rastit.
Në reagimin e partisë opozitare shqiptare thuhet se “këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve të kohës së ish-regjimit”.
“Shqetësues është fakti, edhe më shqetësuese janë pamjet kur disa huliganë të maskuar në orë të vona të natës sulmojnë një të ri shqiptar në lagjen më të vjetër të qytetit të Kumanovës. Këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve të kohës së ish regjimit dhe ku pësuan shumë qytetarë e kryesisht të rinj”.
“U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme në krye me ministrin Oliver Spasovski dhe zëvendësministrin Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe ngjallin panik te qytetarët e Kumanovës”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk