Site icon Telegrafi

ASH: Rezoluta e Parlamentit Evropian për Maqedoninë rrezikon shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim

Nga partia opozitar shqiptare Aleanca për Shqiptarët deklarojnë se rezoluta e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, rrezikon shtyrjen e mëtutjeshme të hapjes së negociatave për anëtarësim ne mungesë të përshpejtimit të reformave evropiane, njofton Telegrafi Maqedoni

“Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën vjetore për Republikën e Maqedonisë. Aleanca për Shqiptarët e ka analizuar tekstin në detaje dhe e mbështet plotësisht listën e reformave evropiane ku qeveria LDSM-BDI nuk po arrin të japë rezultate konkrete që do të lejonin Maqedoninë që të hapte bisedimet për anëtarësim në BE pas qershorit 2019”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga atje shtojnë se Rezoluta e miraton rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të hapin këto bisedime në qershor të vitit 2019. Natyrisht, ky qëndrim i Parlamentit Evropian supozon se Maqedonia do të plotësojë një numër kushtesh të nevojshme, të vendosura tashmë nga
shtetet anëtare të BE-së në Këshillin Evropian të 28 qershorit 2018.

“Ndërkohë që Parlamenti Evropian vë në dukje se Maqedonia ka bërë njëfarë progresi në zbatimin e reformave që rrjedhin nga Marrëveshja e Përzhinos dhe Prioritetet të Reformave Urgjente të dala nga raporti Priebe, ai thekson se vendi vazhdon të ballafaqohet me probleme serioze, ndër të tjera, në gjyqësor, sundim të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lirinë e mediave, reformën e administratës publike, ekonominë dhe punësimin”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarë./Telegrafi/

Exit mobile version