Site icon Telegrafi

ASH: Qyteti i Manastirit është harruar nga pushtetarët shqiptarë

Nga partia Aleanca për Shqiptarët sot nga Manastiri deklarojnë se atëherë kur duhet festuar të gjithë dalin në pah, e kur duhet punuar fshihen në vrimat e miut!

“Por, ne sot jemi mbledhur të shënojmë një shpresë të re për qytetarët e Manastirit dhe t’ua rikujtojmë pushtetarëve të pabërat në këtë zonë. Pikërisht në këtë ditë shumë të rëndësishme kemi mbjellë 36-të fidanë, si simbolikë e 36-të margaritarëve tanë, 36-të shkronjave që janë rruga e vetme që na shpie drejt suksesit, 36-të shpresa të reja për qytetin e harruar nga LSDM-BDI”, thonë nga ASH.

Nga atje theksojnë se vetëm disa ditë para festës së madhe shqiptare, respektivisht, Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, qyteti i Manastirit u vërshuar nga vizita e kryekriminelëve të BDI-së. Dhe ajo që ra më së shumti në sy ishte prezenca edhe e ministrit të arsimit dhe shkencës Arbër Ademi.

“Kujtojmë se, qyteti i Manastirit është harruar nga pushtetarët shqiptarë dhe fare nuk kujtohen për premtimet e dhëna për këtë zonë. Por, sot në mënyrë të drejtpërdrejt i drejtohemi ministrit Ademi, për ta pyetur nëse hapja e konsullatave është nën kompetencë të tij apo ajo e paraleleve në gjuhën shqipe? A e dini ministër se para se të lavdëroheni për punë jashtë kompetencave tuaja shumë nxënës shqiptarë regjistrohen kinse në paralelet shqipe në shkollat e mesme dhe po të njëjtit vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase pasi që ato shqipe nuk hapën në realitet asnjëherë? Pse Manastiri me gjithë këto shkolla të mesme vazhdon të mbetet pa paralele në gjuhën shqipe ?! A jeni në dijeni për kushtet mësimore në shkollat ku mësimi ndiqet në gjuhën shqipe? A e dini se në sh.f. Goce Dellçev akoma nuk ka zëvendës drejtor shqiptar?”, pyesin nga atje.

Nga atje shtojnë se neve si popull na është imponuar të jemi të kënaqur me një zëvendës drejtor, sepse për drejtor sidomos në qeverisjen tuaj është një gjë e pamundur!./Telegrafi/

Exit mobile version