Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe thirrjet raciste të grupit të tifozëve të Vardarit, “Komitët” gjatë ditës së djeshme pas festës për fitoren e titullit evropian në henboll, njoton Telegrafi Maqedoni.
“Është për të ardhur keq, kur një grup fitozësh, edhe duke festuar për fitoren e ekipit të tij, shfrytëzon rastin për t’i fyer shqiptarët, dhe për të nxitur urrejtje ndëretnike. Sjellja e “Komitëve” tregon një mentalitet primitiv dhe të pakuptimtë, sepse në vend t’i gëzohen fitores së ekipit të tyre ata i shajnë shqiptarët!”, thonë nga ASH-ja
“Ky fenomen ndodh gjithmonë, si në rast humbje dhe fitoreje, për vite me radhë. Madje shpesh herë ky grup tifozëve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkatërruar prona shqiptare, dhe asnjëherë askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.”
“Kjo vazhdimisht ka ndodhur sepse asnjëherë antarët e tifo grupeve nuk janë ndëshkuar nga organet e rendit dhe gjyqësia, madje ata janë inkurajuar.”
“Ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme që të ndërmarr masa ndaj personave dhe tifogrupeve që nxisin urrejtje ndëretnike dhe promovojnë gjuhë të urrejtjes, madje duke e berë atë jo vetëm nëpër stadiume por edhe ne sheshin e Shkupit, siç ishte rasti i mbrëmshëm i tifozërisë së ekipit Vardar, “Komitët”.” thonë nga ASH-ja e Ziadn Selës.
Deri tani ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkut në Maqedoni dhe qytetarët në rrjetet sociale. /Telegrafi/