Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bërvenicë nëpërmjet një njoftimi deklarojnë se do të mbështesin kandidatin shqiptar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.
“Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bërvenicë demanton të gjitha lajmet e rrejshme, tendencioze dhe qëllimkëqija lidhur me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.
Kujtojmë opinionin se shtabi komunal dhe vetë kandidati, që para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve jemi prononcuar se në çfarëdo situate, Aleanca për Shqiptarët në rrethin e dytë do të mbështesë kandidatin shqiptar.
Ne mbetemi konsistent dhe vota jonë do të orientohet në përputhje me qëndrimin e parë”, thuhet në kumtesën e ASh-së./Telegrafi/