Site icon Telegrafi

ASH krahu i Selës: Kemi njoftuar përfaqësitë diplomatike për tentimin e pushtetit për partizim të Agjencisë për Media

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, njofton se ka alarmuar përfaqësitë diplomatike të SHBA-së, BE-së, vendeve anëtare të BE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit, për siç thonë, zhvillimet e fundit dhe tentimet e partive në pushtet për të kapur Këshillin Drejtues të Agjencisë për Media.

Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit dhe tentimet e partive në pushtet për të kapur Këshillin Drejtues të Agjencisë për Media, Aleanca për Shqiptarët ka alarmuar përfaqësitë diplomatike të SHBA-së, BE-së, vendeve anëtare të BE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit.

Në letrën nisur ambasadave të lartëpërmendura, thonë nga atje, kemi potencuar tentimin e partive të koalicionit qeveritar Vlen për imponimin e dy anëtarëve të tyre partiak në Agjencinë për Media, Nafie Selmani dhe Afrona Vervizoli. Përveç këtij tentimi, ambasadat janë njoftuar edhe për kërcënimet ndaj gazetarëve që kanë raportuar rreth këtij rasti nga ana e kunatit të Vërzivollit.

“Këshilli është një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm për zbatimin e politikave mediatike.
Megjithatë, partitë po tentojnë sërish të politizojnë të gjithë procesin, i cili po përhap rreziqet e korrupsionit, klientelizmit dhe instrumentalizimit të sferës mediatike.

Ekziston rreziku që politikat mediatike të vendosen nga interesat partiake dhe drejtuesit e vendosur të medias”, thuhet mes tjerash në letrën drejtuar përfaqësive diplomatike në vend./Telegrafi/

Exit mobile version