Partia në opozitë Aleanca për Shqiptarët vlerëson se masat antikrizë të Qeverisë janë dështim total. Sipas ASH-së “Qeveria pa fije turpi dhe e pa asnjë argument proklamon se nga muaji prill e deri në shtator u subvencionuan qytetarët dhe biznesi i vogël për energjinë elektrike”.
Nga ASH theksojnë se biznesi i vogël që furnizohet nga furnizuesi universal, po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike, ndërsa nuk është paraparë asnjë masë ekonomike për ti ndihmuar apo lehtësuar pasojat nga çmimi i lartë që po paguajnë për energjinë elektrike.
“Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar disa propozime për daljen nga kjo krizë, por qeveria po tregohet e shurdhër dhe mospërfillëse. Për të zbutur sado pak pasojat për kategorinë konsumuese të biznesit të vogël, propozojmë që:
– vlera e TVSH për energjinë elektrike të ulet në masën prej 5 % nga ajo që është aktuale në masën prej 18%
– subvencionimi për vendosjen e impiantëve fotovoltaikë për vetëkonsum
– ulje e çmimit të furnizimit me energji elektrike”, thonë nga ASH./Telegrafi/