Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami në konferencë për shtyp kërkoi heqjen e librit në gjuhën shqipe për klasat e pestë dhe bashkë me heqjen e librit të hiqet edhe ministri.
“Nëse dëshironi të shkatëroni një popull pa luftë, shkatëroni arsimin, ndërsa një nga mënyrat më të mira është politizimi dhe partizimi i arsimit. Me vite kemi ngritur zërin kundër partizimit të arsimit. Me këtë qeveri dëgjuam premtime për depolitizim, ndërsa në realitet e bënë të kundërtën, me vendosjen e partisë në çdo pore të arsimit”, u shpreh Bajrami.
Ai shtoi se në librin e gjuhës për klasat e pesta te shkurtesa përmenden shtetet dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa aty është vendosur edhe BDI.
Sipas tij, kjo është keqpërdorim i librave për propagandë partiake njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës dhe Titos./Telegrafi/