Aleanca për Shqiptarët është shprehur e gatshme që të hiqet termi “20%” nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, që i referohet gjuhës shqipe.
Nga ASH thonë se u.d. kryetari Arben Taravari është i gatshëm që të ulet me partitë politike shqiptare, që të unifikojnë qëndrimet mbi këtë çështje.
“Aleanca për Shqiptarët është angazhuar dhe do të angazhohet edhe në të ardhmen për të zgjidhur dhe hequr këtë narrativ fyes për shqiptarët. Ne, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues me të gjithë partitë politike me të vetmin qëllim, zgjidhjen e këtij problemi. U.D. Kryetar i ASH-së, Arben Taravari ju ka bërë thirrje të gjitha partive që të ulemi dhe ne jemi të gatshëm të ulemi një ditë e më parë, kur të jenë gati të gjithë”, thonë nga ASH.