Site icon Telegrafi

ASH-ja: Partitë t’i heqin duart nga arsimtarët

Aleanca për Shqiptarët iu është drejtuar publikut dhe para mediave ka shprehur urimet e saja për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.

Kanë vlerësuar, se pandemia nga Covid-19 e ka gjetur Maqedoninë e Veriut “me siklete të mëdha dhe kjo ka ndikuar që të ketë mbivendosje të problemeve, të cilat reflektohen pa dyshim edhe në arsim”.

Kanë shtuar, se figura e arsimtarëve shpesh herë është bërë viktimë e menyve partiake, për çfarë, e kanë kthyer shkollën në një vendtregtim të trishtuar.

Andaj, kanë ftuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe institucione tjera që partitë t’i heqin duart nga arsimtarët.

“Sidoqoftë, në këtë ditë gjejmë rastin të rreshtohemi në krah të mësuesve për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, të cilat preken dhe cenohen shpesh nga vendime e veprime të diktuara nga pasioni politik dhe jo nga rezoni intelektual. Shkarkimet dhe emërimet e tyre sipas motit ose ngjyrës së qiellit, denigrimet dhe sulmet ndaj tyre, disa herë të shoqëruara me dhunë fizike, përballë një pushteti që hesht, përbën një skandal të trishtuar, faturën e të cilit e paguajnë fëmijët tanë! Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe çdo institucioni shtetëror që e ka përgjegjësinë e menaxhimit të kushteve të arsimtarëve, që t’i largojnë duart e partisë dhe preferencat e pushtetit nga shkolla dhe mësimdhënësit!”, thanë mes të tjerash nga Aleanca për Shqiptarët.

Exit mobile version