Partitë politike BDI dhe Aleanca për Shqiptarët njoftojnë se në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesin kandidatin e pavarur për këtë komunë Enver Pajazitin.
Nga BDI kanë falënderuar qytetarët të cilët votuan për kandidatin e tyre në rrethin e parë Arkin Jahiji. Nga atje shtojnë se pas rrethit të dytë të zgjedhjeve do të vazhdojnë bisedimet për harmonizimin e programeve.
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët deklarojnë se ata vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e shprehur publikisht se në rrethinë e dytë zgjedhor do të mbështesin kandidatin shqiptar./Telegrafi/