Site icon Telegrafi

ASH dhe Alternativa marshuan për zgjedhje demokratike dhe korrekte në Maqedoni

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa apo koalicioni parazgjedhor “Tash është koha” sot marshuan për siç thonë ata, për vjedhjen e votave dhe thyerjen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, duke drejtuar gishtin tek BDI-ja që i ka fituar zgjedhjet në zgjedhjet e 15 korrikut që janë mbajtur në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me parulla “Krimi Shtetëror Zgjedhor”, “Duam drejtësi” dhe “Hajnat n’burg, jo n’Qeveri” filloi marshi nga parku i Çairit.

Marshi ka ecur në mënyrë të qetë deri tek zyra e Bashkimit Evropian në Shkup ku edhe kanë mbajtur fjalim zyrtarë të dy partive organizatore të marshit.

Para të pranishmëve ka folur kryetari i ASH-së, Ziadin Sela i cili ka thënë “Me të vërtetë e kemi të rëndësishëm shëndetin, por më të rëndësishëm e kemi dinjitetin dhe lirinë tonë. Ky popull kërkon drejtësi në zgjedhje. Këtu e kemi KSHZ-në, vendi ku u përgatit vjedhja e votave. Ne kishim kërkesa për të marr anëtarin e komisionit. Nuk na u përgjigjën pasi ne do fitonim. Ky është vendi i krimit. Ne kemi folur në fushatë, se BDI ka vrarë shpresën e shqiptarit. Ne e dham kontributin për të rrëzuar regjimin e kaluar, e tani është koha për të rrëzuar edhe regjimin tjetër” tha mes tjerash Sela.

Lexo po ashtu Sela: Do ta rrëzojmë edhe regjimin e BDI-së

Gjithashtu, para marshuesve ka folur edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi duke thënë “Loja nuk ka përfunduar ende. 15 korriku i këtij viti do të mbahet mend si dita masive e vjedhjes së vota. Por kjo ditë do të mbahet mend si dita e rezistencës për votën shqiptare. Më vjen keq që BDI-ja e bëri këtë krim zgjedhor. Kjo është përbuzje ndaj vullnetit të shqiptarëve. Ata që mendojnë se i kanë fituar zgjedhjet, ju them se i kanë fituar vetëm në KSHZ e jo tek shqiptarët” tha mes tjerash Gashi.

Lexo po ashtu Gashi: BDI nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Organizatorët thonë se në marsh ka rreth 10 mijë qytetarë. Valbona Reka nga ky koalicion e lexoi deklaratën e “Marshit për drejtësi” duke ju bërë thirrje zyrtarëve të BE-së se zgjedhjet janë vjedhur dhe manipuluar. /Telegrafi/

Exit mobile version