Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i apelojnë faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion strukturave qeveritare, që luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ta fillojnë nga kokat e policisë, prokurorisë e gjyqësisë.
Në reagimin për skandalin me pasaportat, koalicioni opozitar akuzon krerë të policisë, gjykatës dhe prokurorë se janë të korruptuar dhe i mbrojnë bandat kriminele.
“Kokat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vetë në krim e korrupsion, prandaj nuk mundet shteti edhe pse është anëtare e NATO-së ta pastrojë veten nga këto grupe që operojnë në shoqërinë tonë dhe bëjnë veprime kriminale, me çka e cenojnë sigurinë e qytetarëve të pafajshëm të vendit tonë”.
“Për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pak ka rëndësi nëse pasaportat janë dhënë në kohën e LSDM-së ashtu siç thotë Mickoski, ose në kohën e OBRM-PDUKM-së siç thotë Zaevi, por një gjë është e sigurt se BDI ka qenë aty gjatë gjithë kohës për t’ju dhënë pasaporta kriminelëve kurse shqiptarët i ka lënë pa shtetësi”, thonë nga koalicioni ASH-AAA./Telegrafi/