Site icon Telegrafi

ASH: Deklarata e ministres Janevska është skandaloze, ka filluar degradimi edhe në arsim

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj deklaratës së ministres së Arsimit dhe Shkencës për mungesën e librave për gjuhët e huaja.

Ata thonë se këto deklarata janë skandaloze dhe po fillon degradimi i arsimit.

Reagimi i plotë:

Regresi dhe degradimi tani fillon edhe në sferën e arsimit. Deklarata e ministres për arsim, se nuk do të ketë libra dhe materiale për gjuhët dhe se fëmijët do të duhet të mësojnë nga serialet, janë skandaloze dhe tregojnë qartë për qasjen e kësaj qeverie ndaj sferës më të rëndësishme. Ndërkohë, partitë shqiptare që pa legjitimitet hyjnë në Qeveri, sot heshtin dhe harruan të gjitha fjalët që kishin thënë paraprakisht për arsimin në përgjithësi dhe tekstet shkollore në veçanti. Kujtojmë që në programin e VLEN qëndron edhe premtimi për harmonizimin e korikulave me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo vetëm konfirmon se temat e ndjeshme janë keqpërdorur për propagandë parazgjedhore dhe se sheqtësimi i tyre ka qenë vetëm pushteti dhe jo arsimi cilësor i brezave të rinjë. Veprimet dhe deklaratat e fundit përveç se dëmtojnë procesim arsimor, paraqesin edhe tallje me nxënësit në përgjithësi dhe ata nga bashkësitë jo shumicë në veçanti.
Çfarë goditje tjetër duhet të presim nga Qeveria monoetnike dhe jolegjitime që t’i bindë servilët të heqin dorë nga ky mision i dëmshëm, degradues dhe degjenerues? /Telegrafi

Exit mobile version