Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA nuk janë më kategorike se nuk do të mbështesin Ligjin për Prokurorinë Publike, siç thanë disa ditë më parë. Këtë e thanë anëtarët e këtyre partive në emisionin “Rruga Drejt”.
Ramzi Memedi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se dhënia ose mos mbështetja e saj po konsiderohet nga organet e partisë. Ndërkohë, Abdush Demiri nga Lëvizja Besa tha se ata do të konsiderojnë mbështetjen e ligjit nëse nuk lejon drejtësi selektive.
Ndërsa, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti thotë se ngatërrimi i krijua kur rreth tekstit të këtij ligji, kur një version u miratua nga qeveria, por kaloi në Kuvend me disa ndryshime, tani kjo është tejkaluar./Telegrafi/