Telegrafi

ASH: BDI nuk ka të drejtë morale dhe juridike të flasë për rastin “Monstra”

Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një kumtese për media ka reaguar në lidhje me konferencën e BDI-së, të cilët e përshëndetën hapin e prokurorisë që rasti “Monstra” të kthehet përsëri për gjykim.

Sipas ASH, vendimi i Prokurorisë duke kërkuar shfuqizim të vendimit për rastin “Monstra” nga Gjykata e shkallës së parë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, paraqet një fillim të ri në sistemim e drejtësisë për instalimin e shtetit të së drejtës si dhe zgjedhjen e këtyre rasteve në mënyre urgjente, njofton Telegrafi Maqedoni.

ASH gjithashtu i bën thirrje BDI-së që mos tentojë dhe këtë hap ta përvetësoj si sukses të tyre dhe rikujtojnë opinionin se BDI ka qenë pjesë e pushteti ka ndodhur ky rast.

“BDI sot nëpërmjet një konference për shtyp u mundua të përvetësoj këtë hap si sukses të tyre. E rikujtojmë opinionin publik se BDI ka qenë pjesë e pushtetit kur u inskenua dhe u montua ky proces i Monstrës dhe shumë procese tjera politike. BDI votoi për Prokurorin e përgjithshëm të Marko Zvrlevskit si përgjegjës kryesor për të  mundësuar një proces gjyqësor të paanshëm dhe profesional,  dhe tani të njëjtët mburren me shkarkimin e tij. BDI në momentin e montimit të Mostrës kishte kuadrin e sajë si Zv Ministër të Punëve të Brendshme, Xhelal Bajramin (aktualisht zv i prokurorit të përgjithshëm) i cili ishte pjese e një Konference për shtyp kur ministri i atëhershëm i Punëve te brendshme Gordana Jankullovska, i quajti vrasës dhe terrorist njerëzit qe sot vuajnë burg të pafajshëm për rastin e montuar Mostra, dhe BDI nuk e pa të arsyeshme të bëj asnjë reagim kundrejt Presuminit të pafajësisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASH-së.

Ata gjithashtu shtojnë se BDI sot nuk ka të drejtë morale dhe juridike të poentojë politikisht me këtë ngjarje pasi që është bashkëfajtore së bashku me OBRM-PDUKM-në për rastin “Monstra” dhe shume raste tjera.

“Aleanca për Shqiptarët si pjesë e pushtetit, vazhdimisht ka këmbëngulur që ky rast dhe shumë raste tjera të zgjidhen me urgjencë, në një kohë të shkurtër, mandej këto procese politike janë arsyet politike që ky subjekt u bë edhe pjese e shumicës se re parlamentare për të kontribuar institucionalisht me vepra konkrete për ti zbardhur sa më shpejt këto raste siç është edhe Mostra që shqiptarët  e pafajshëm ta gëzojnë lirinë”, përfundojnë nga  ASH./Telegrafi/

Lexo po ashtu BDI përshëndet vendimin e Prokurorisë për rigjykim të rastit “Monstra”