Telegrafi

ASH: Agjenda e qelbur e goditi edhe një herë Dibrën

Deponia ilegale e cila kundërmon me vite është bërë tanimë sinonim i udhëheqësisë komunale dhe partisë në pushtet, BDI, por djegia e së njëjtës po rrezikon drejtpërdrejtë jetën e banorëve, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Kështu e trajtojnë Dibrën ata që e vodhën legjitimitetin dhe e ndryshuan vullnetin e dibranëve. Në vend se t’i zgjidhin problemet, ata krijojnë probleme të reja. Ata që në fushatë dolën me agjendë të gjelbër, sot po na qelbin qytetin dhe fshatrat tona pa fije përgjegjësie.

Tanimë të gjithë qytetarët e dinë se deponia që po digjet në Dibër është vetëm pasojë e këtij sistemi që është qelbur nga koka, që nuk mund të përmirësohen, por vetëm duhet të largohen krejtësisht për të shpëtuar nga ndonjë fatkeqësi më e madhe siç kanë dëshmuar se dinë të shkaktojnë vetëm këta pushtetarë”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/