Koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, do t’i tërheqë amendamentet për ligjet e pakos së pestë ekonomike.
Kjo do të vijë pasi OBRM-PDUKM, të tërheqë amendamentet nga Ligji për nënshtetësinë, gjë të cilën nga partia e Mickoskit e paralajmëruan më parë.
Nga ASH-AAA thonë se tërheqja mund ndodh që sot.
Ndryshe, opozita shqiptare vendosi të bllokojë çdo ligj në Kuvend, pasi propozimi i tyre për Ligjin për nënshtetësinë nuk u pranua nga Qeveria dhe opozita maqedonase.
Kurse pas disa takimeve me kryeministrin Zoran Zaev, arritën marrëveshje për Ligjin për nënshtetësinë./Telegrafi/