Site icon Telegrafi

ASh-AAA: Të anulohet konkursi për Avokat të Popullit!

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon anulimin e konkursit për Avokat të Popullit dhe shpalljen e një konkursi të ri me kritere më të rrepta. ASH dhe AAA gjithashtu kërkojnë që BDI dhe LSDM të heqin dorë nga propozimi që Naser Ziberi të jetë Avokat i Popullit, sepse një propozim i tillë është degradim i institucionit dhe rolit të Avokatit të Popullit, vlerësojnë nga ASh.

Koalicioni ASh-AAA kërkon që kandidati i ri të jetë kandidat që nuk ka bagazh politik së paku në 8 vitet e fundit.

“Kandidati Ziberi nuk e përmbush kushtin elementarë e themelorë për të qenë avokat I popullit sepse Ligji mbi Avokatin e Popullit në nenin 3 thotë: Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe në nenin 8 funksioni thotë: funksioni I Avokatit të Popullit është i palejueshëm me ushtrimin e ndonjë funksioni tjetër publik apo anëtarësimin në ndonjë parti politike”, deklaroi Safije Sadiki, deputet e Aleancës për Shqiptarët.

Exit mobile version