Site icon Telegrafi

ASH-AAA: Nuk mbulohen veturat luksoze me disa trotinetë për të punësuarit

Pas informacioneve se të punësuarit në MPJ do të përdorin trotinetë kanë reaguar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa ku thonë se nuk mund të mbulohen veturat luksoze me disa trotinetë për të punësuarit.

“Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me rrena.

Blerja e disa trotinetëve për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është vetëm një tentim për të mbuluar luksin e funksionarëve të BDI-së. Në prag të zgjedhjeve lokale, Bujar Osmani dëshiron tu hedh hi syve të qytetarëve, përderisa bashkëpartiakët e tij, kryetarët e Komunave të Dibrës, Strugës, drejtorë të ndërmarrjeve publike, si dhe vetë Qeveria, shpenzojnë miliona denarë për vetura të shtrenjta”, akuzojnë nga ASH-AAA.

Tani që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellur diplomacinë tonë dhe procesin integrues ne gjendje kolapsi, i del kohë të bëjë PR koti me trotineta 200 euroshe, thonë nga atje./Telegrafi/

Exit mobile version