Site icon Telegrafi

ASH-AAA: BDI po mundohet të mashtrojë qytetarët me ngjyrën e gjelbër

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se BDI po mundohet të mashtrojë qytetarët me ngjyrën e gjelbër

Asgjë e re e aq më pak e mirë nuk erdhi, as në skenën politike, e as për qytetarët. Sot BDI hoqi dorë nga statusi i UÇK-së, nga barazia e shqiptarëve, nga drejësia, nga kryeministri shqiptar dhe nga gjithçka që kishte premtuar.

“Stili i vjetër i mashtrimit dhe hipokrizisë vazhdon. Një parti e dalë nga lufta, që nga emblema kuq e zi, kaloi në ngjyrë të kaltër, sot po tenton të mashtrojë qytetarët dhe në veçanti shqiptarët me ngjyrën e gjelbër. Ende pa zgjidhur probleme kombëtare apo tematike siç pretendojnë t’i quajnë ata, sot thanë se do të merren me punë të gjelbra. Ramiz Merko çdo ditë pret drunj e uzurpon hapësira të gjelbra, ndërsa Ahmeti flet për ambient.

Sot Tetova s’ka ujë për pije dhe ka ajër të ndotur, ndërsa Ahmeti flet për jetë cilësore. Sot Çairi ka kaos urbanistik, pa ujësjellës dhe pa kanalizim, ndërsa Ahmeti flet për ekologji. Sot Komuna e Likovës jeton pranë pendës, por pa ujë, ndërsa Ahmeti flet për ujëra dhe gjelbërime.

Uji sot keqpërdoret gjithandej nga hidrocentralet, biznese të funksionarëve të BDI-së e kryetari i tyre pa fije turpi derdh lotë krokodili për ujë për pije”, thonë nga ASH-AAA.

Partia që dështoi me integrimet evropiane, sot në vend se të dorëhiqet, po maskohet si parti e gjelbër evropiane. Ky është kulmi i hipokrizisë! Të gjelbër do të jenë ata që për 20 vite lanë shqiptarët pa barazi sociale dhe ekonomike.

Për të qenë hipokrizia edhe më e madhe, vetë Ali Ahmeti numëroi deponitë e lumenjtë e ndotur dhe për këtë tha se nuk janë fajtorë institucionet, por fajësoi qytetarët”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ahmeti: BDI prioritet do të ketë “agjendën e gjelbër”
Exit mobile version