Site icon Telegrafi

Asgjësohen rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis në Fushë Kosovë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka asgjësuar rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 18:00.

“Njësiti policor ka dalë në një lokacion pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis. Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version