Site icon Telegrafi

Asgjësohen 540 bimë si të dyshuara narkotike në Istog

Policia e Kosovës ka asgjësuar 540 bimë të dyshuara si bimë narkotike në Istog.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 10:00, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa bimë të dyshuara si bimë narkotike. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se kishte disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të cilat ishin nëpër hithra dhe shkurre, dhe vërehej se nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që nga vendi i ngjarjes të merren mostrat, të bëhet fotografimi dhe pastaj të bëhet asgjësimi.

“Pas fotografimit dhe marrjes së mostrave janë asgjësuar të gjitha bimët e dyshuara (gjithsej 540 bimë). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version