Site icon Telegrafi

Asgjësohen 23 tonelata limonë të ardhur nga Turqia

23 tonë limon të importuar nga Turqia janë asgjësuar nga AUV-ja, Dogana dhe Policia e Kosovës.

Kjo ngarkesë është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë pas informatave të marra nga Sistemi i alarmit të shpejtë për ushqime të njerëzve dhe kafshëve i Komisionit Evropian, i cili kishte njoftuar autoritetet kompetente të vendit se një ngarkesë me limon me origjinë nga Turqia dhe që kishte për destinacion Kosovën.

Ngarkesa sipas informatës kishte në përmbajtje prezencë të mbetjeve në pesticide mbi nivelin e lejuar.

Të njëjtat kishin njoftuar se zbulimi është bërë pasi që ishin kryer analizat laboratorike në kufirin e parë hyrës të Bashkimit Evropian përmes të cilave është vërtetuar prezenca e pesticidit të llojit ‘’Biphenly’’.

Nën përcjelljen e agjencive që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit mauna nga vija e gjelbër zona neutrale ka shkuar direkt në deponinë e mbeturinave Eko-Regjioni Prizren me lokacion në komunën e Dragashit, përcjell koha.net.

Exit mobile version