Site icon Telegrafi

Asgjë Sikur Dielli përpunojnë “Adresën” (Video)

Grupi “Asgjë sikur dielli” kanë publikuar projektin e tyre më të ri.

“Adresa” titullohet një tjetër këngë që grupi vendosi ta sjell nga albumi i tretë i tyre i titulluar “Disident”, transmeton Telegrafi.

Kjo këngë është ripërpunim i këngës së vjetër të kantautorit, Françesk Radi.

Përmes një konference të mbajtur për mediat, çunat e grupit me në krye Alban Nimani-n kanë lajmëruar se albumi i tyre, i cili përmban 6 këngë, do të prekë tashmë edhe tregun amerikan dhe më gjerë, falë kompanisë së njohur Prince Deniv LLC, të përfaqësuar nga Daniel Cosentino. /Telegrafi/

Exit mobile version