Telegrafi

“Asgjë nuk pritet të hënën” – PSG dyshon se mund të bien dakord me Barcelonën për Neymarin

Paris Saint-Germain ka dilema se Barcelona mund të bëjë deri ditën e hënë një ofertë të pranueshme për Neymarin.

Dejtori sportiv i skuadrës franceze, Leonardo, ka pranuar se ata janë në negociatat me Blaugranasit për sulmuesin brazilian, mirëpo ende nuk kanë pranuar një ofertë të pranueshme.

Lojtari 27-vjeçar e dëshiron largimin nga PSG-ja dy vite pasi e kompletoi kalimin nga skuadra katalunase për 222 milionë euro.

Leonardo (Foto: PSG English/Twitter)

Leonardo ka thënë se ata janë të gatshëm që të ulen dhe të bisedojnë me Barcelonën, mirëpo që katalunasit e dinë se çfarë kërkojnë parisienët.

“Pozicioni ynë ishte gjithmonë i qartë, ata gjithmonë e dinin se çfarë donim, ishte e qartë në çdo mënyrë,” u ka thënë ai gazetarëve. “Oferta e parë me shkrim ishte më 27 gusht, pesë ditë para përfundimit të afatit kalimtar, ne madje ishim të hapur për të folur me lojtarët e tjerë për të bërë marrëveshjen, por kurrë nuk kemi pasur një marrëveshje për atë që donim”.

“Gjithçka varet nga Barcelona, ​​ne kemi tre ditë nga fundi i afatit të transferimit. Sot, marrëveshja nuk është aty. Ne ishim të hapur, por kemi tre ditë nga fundi i afatit kalimtar”.

“Pozicioni i Neymar ka qenë gjithmonë i qartë, pozicioni ynë gjithashtu, dhe nëse një ofertë që do na kënaqte mbërrin, ai mund të largohet. Pozicioni ishte i qartë për të gjithë. Të gjithë e dinë, ne nuk jemi dakord, ne dimë gjithçka, ne flasim me njëri-tjetrin, Barcelona bën propozime, ne i pranojmë apo jo”.

Lexo po ashtu U tha se marrëveshja është afër, por sërish dalim probleme në bisedimet PSG-Barcelona për Neymarin

“Ne e themi të vërtetën, ne ishim të hapur për largimin e tij vetëm nëse një ofertë na kënaq, kjo ofertë nuk ka mbërritur, asgjë nuk pritet të hënën”, ka shtuar më tej Leonardo.

PSG-ja thuhet se po kërkon tre lojtarë dhe 100 milionë euro nga Barcelona për ta lënë Neymarin të rikthehet në Camp Nou. /Telegrafi/