Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e Erling Haaland që të ndjek hapat e Robert Lewandowski duke bërë transferimin e tij nga Borussia Dortmund te kampionët e Bundesligas.
Golat nga të gjitha pozitat e kanë bërë Haalandin një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror, me Bayernin që ka të ngjarë të konkurrojë me disa nga skuadrat më të mëdha nëse Dortmund vendos të heqë dorë nga përfaqësuesi i Norvegjisë.
Lewandowski bëri të famshëm transferimin nga Dortmund në Bayern në vitin 2014 dhe ka vazhduar të fitojë një mori trofesh me gjigantët bavarezë, ndërsa Haaland po cilësohet si një pasardhës i mundshëm i tij.
Flick ka folur me gazetarët para Der Klassiker të sotme midis Bayernit dhe Dortmundit dhe u pyet nëse ai mund ta imagjinonte Haalandin duke pasuar Lewandowskin në Allianz Arena.
“Shumë, shumë është e mundur në jetë, asgjë nuk mund të përjashtohet”, ka thënë fillimisht Flick për Sky Germany.
“Por kjo është një rrugë e gjatë. Ai ka një kontratë afatgjatë në Dortmund dhe është një mundësi për shumë klube të mëdha’, përfundoi trajneri i Bayernit.
Ndryshe, Haaland ka shënuar 27 gola në 27 paraqitje këtë sezon para Der Klassiker së sotme, ndërsa me dy golat ndaj Bayernit shkoi në kuotën e 29 golave deri tani. /Telegrafi/