Telegrafi

Asgjë e re për ”Jugohromin”, i njejti vazhdon të punojë (Video)

Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor nëpërmjet inspektoriatit të mjedisit dje propozoi që të ndërpritet puna e kombinatit ”Jugohrom” pasi i njejti nuk i ka përmbushur kushtet që të vëndojë filtrat. Ky raport i inspektoriatit nuk është marrë parasyshë nga Qeveria Maqedonisë e cila as që e ka vënduar në rend dite të diskutimeve ”çështjen Jugohrom”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dje, zëvendës kryeministri Festim Halili, ministri i ekologjisë Bashkim Ameti dhe kryetarja e komunës Teuta Arifi janë takuar për këtë problem që po ngulfat qytetarët e rajonit të Pollogut.

Lexo po ashtu Dorëzohet kërkesa për mbylljen e kombinatit ”Jugohrom”

”Jemi këtu sot bashkë me zv, kryeministri e Republikës së Maqedonisë që ta vizitojmë komunë e Tetovës, për ta njoftuar kryetaren e komunësë, Teuta Arifi, me vendimin që sot ka marr inspektoriati i mjedisit. Nuk ka pajtueshmëri nga të gjitha institucionet, por është një vendim i ligjshëm, i cili është sjellë konform dispozitave ligjore dhe vendimeve të sjella më herët për këtë çështje. Nuk ka qenë e lehtë për mua që të inicoj një vendim të këtillë, duke patur parasysh rëndësinë që ka puna e këtij kombinati për të punësuarit aty, por për ne, më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve të rajonit të Pollogut, dhe ne nuk bëjmë asgjë më tepër se sa punën tonë. Mjaft ishte.”, deklaroi Ameti për mediat, dje në ambientet e Komunës së Tetovës.

Lexo po ashtu Ameti: Për ne, shëndeti i qytetarëve të Pollogut është më i rëndësishëm (Video)

Por, pas këtij takimi nuk pati asnjë veprim që do të ndryshonte gjendjen pasi Qeveria e Maqedonisë as nuk e ka diskutuar kërkesën e ministrisë dhe inspektoriatit për ekologji./Telegrafi/

Lexo po ashtu Çka u tha e nuk u bë në lidhje me ”Jugohromin” (Video)