Telegrafi

Asensio pritet të sqarojë këtë javë të ardhmen e tij te Real Madridi

Marco Asensio thuhet se do të ketë një javë të ngjeshur për të ardhmen e tij në Real Madrid, pasi ka rënë nga hierarkia e zgjedhjeve.

Spanjolli është ‘zhdukur’ këtë sezon, duke mos filluar asnjë nga gjashtë ndeshjet e para të Real Madridit këtë sezon në të gjitha garat.

Është e qartë se Asensio nuk është një pjesë kyçe e planeve të trajnerit Carlo Ancelotti, dhe sipas El Larguero, anësori kishte oferta për të lënë Santiago Bernabeun gjatë afati kalimtar veror të transferimeve.

Lexo po ashtu Cila skuadër është më e mirë, formacioni i Real Madridit me moshë mesatare 31 apo 21.6 vjet?

Është raportuar se Asensio nuk kishte një ide të mirë se ku do të qëndronte në planet e Ancelotti gjatë verës, dhe kështu ai vendosi të mos ndiqte asnjë nga ofertat.

Asensio nuk po fajëson askënd për situatën, por thuhet se ai dëshiron të dijë se ku qëndron në javën e ardhshme ose më shumë, dhe nëse nuk do të ketë mundësi, ka të ngjarë të flasë me klubet e tjera përpara afatit kalimtar të janarit.

25-vjeçari ka luajtur vetëm 68 minuta futboll deri më tani këtë sezon, dhe duket qartë se ai është prapa lojtarëve si Eden Hazard dhe Gareth Bale në planet e Ancelottit. /Telegrafi/