Telegrafi

Asensio pritet të largohet nga Real Madridi brenda 24 orëve

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, duket sikur ka vendosur të largohet nga klubi këtë verë. Konfirmimi mund të jetë vetëm disa orë larg.

Sipas Marca, spanjolli do të njoftojë largimin e tij nga klubi këtë të mërkurë. 27-vjeçari ka vendosur t’i japë fund shtatë viteve në kryeqytetin spanjoll për të ndjekur një eksperiencë ndryshe dhe një rol më të madh këtë verë.

Skuadra që po i prinë garës për nënshkrimin e tij është Aston Villa e Unai Emery. Megjithatë Asensio nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij dhe ata do të përballen me konkurrencë të ashpër nga Paris Saint-Germain, Juventus dhe Milan për ta sjellë atë.

Lexo po ashtu Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Ndërsa Asensio nuk ka qenë titullar në Madrid për disa kohë, kontributi i tij këtë sezon ka qenë i rëndësishëm, duke shënuar dhe asistuar 20 gola këtë sezon, pavarësisht se ka luajtur më pak se 2000 minuta.

Shumë nga ato minuta kanë ardhur nga bankina, por ai është ende pranë një kontributi gol në çdo ndeshje me ato statistika.

Nëse Asensio njofton largimin e tij në orët në vijim, ai nuk do të ketë rastin për t’u dhënë lamtumirën tifozëve të Real Madridit dhe Santiago Bernabeut të dielën mbrëma kur luajnë kundër Athletic Bilbaos. /Telegrafi/