Marco Asensio mund të largohet në verën e vitit të ardhshëm nga Real Madridi.
Anësori spanjoll duket se nuk është më në planet e Los Blancos dhe pritet t’u jep lamtumirën.
Asensio ka pasur disa mundësi që të bind Real Madridin se e ardhmja e tij është në Santiago Bernabeu, mirëpo duket se nuk ia ka dalë.
Andaj, sipas asaj që raportn El Gol Digital, Sevilla po tenton transferimin e tij me të përfunduar ky edicion.
Është e vështirë që një marrëveshje të realizohet në janar, duke ditur se Carlo Ancelotti nuk ka edhe shumë opsione për në sulm.
Andaj, Sevilla duhet të pres deri në verën e vitit të ardhshëm që të transferojë Asension. /Telegrafi/