Telegrafi

Asensio po bën progres me lëndimin e tij

Asensio, djaloshi i artë i Real Madridit (GettyImages)

Marco Asensio po bën progres në lëndimin e tij, pasi ka filluar tashmë stërvitjet.

Mesfushori spanjoll kishte pësuar lëndim në gju në ndeshjet parasezonale në vitin e kaluar, por është në rrugë të mirë që të rikthehet në fushë.

Marca raporton se 24-vjeçari është parë duket u stërvitur me top në qendrat stërvitore të Real Madrid, derisa po e vazhdon programin e tij të rehabilitimit.

Lexo po ashtu Real Madridi ka shpenzuar 132 milionë euro për ta gjetur yllin e së ardhmes

Lojtari thuhet se e dëshiron rikthimin para se të përfundojë sezoni, mirëpo madrilenët nuk duan të nxitojnë me të.

Real Madridi në këtë javë do të përballet me Real Valladolidin në La Liga, derisa kanë pikë të njëjta me Barcelonën në krye të tabelës. /Telegrafi/