Telegrafi

Asensio nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Real Madridi

Marco Asensio mund të largohet nga Real Madrid pasi hapësirat për të janë duke munguar këtë sezon.

Sulmuesi spanjoll ka luajtur 18 ndeshje, por në shumicën prej tyre ka qenë vetëm si rezervist.

Situata aktuale nuk po i pëlqen aspak as spanjollit që ende nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Madrid.

Juventus, Arsenal e Roma janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit spanjoll.

25-vjeçari shënoi një gol spektakolar ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, derisa ka thënë se do të shoh për të ardhmen se çfarë do të bëj.

“Sa i përket të ardhmes të shohim. Për momentin dua të bëj më të mirën për Realin. Dua të shfrytëzoj sa më mirë çdo mundësi që do të më jepet. Shpresoj të kem vazhdimësi dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Asensio.

Në 18 ndeshje sa është aktivizuar këtë edicion, Asensio ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/