Telegrafi

Asensio nuk dëgjon për ofertat e gjigantëve, dëshiron rinovimin me Realin

Arsenali po mban shënime mbi situatën e talentit spanjoll të Real Madridit, Marco Asensio.

Sipas mediumit Diario Gol, Asensio ka kërkuar një takim me drejtuesit e Real Madridit për të diskutuar rreth një kontrate të re.

Lexo po ashtu Asensio kërkon këshilla nga Ramos, pas ofertës së gjigantit evropian

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka ofruar atij shansin për të shkuar në Emirates, por i riu nuk ka interes për ta bërë këtë kapërcim.

Lexo po ashtu Barca kërkon Asension e Realit

Megjithatë, ai beson se do t’i ofrohet një kontrate e re e përmirësuar nga Mbretërit.

Thuhet se Asensio po kërkon një pagë vjetore me vlerë 5.5 milionë funte apo rreth gjashtë milionë euro në vit, në mënyrë që klubi të sigurojë që ai të qëndrojë dhe do t’i përcjellë ndjenjat e tij në një takim me trajnerin Zinedine Zidane.

Asensio është gjithashtu i vetëdijshëm se elita evropiane do donte të nënshkruante me atë, ku skuadra tjera të interesuara janë Juventusi, Liverpooli dhe Barcelona. /Telegrafi/