Arsenali është duke u përgatitur që të bëjë një ofertë për N’Golo Kanten e Leicesterit.
Njëri ndër zbulimet më të mëdha në këtë sezon të Ligës Premier është padyshim mesfushori i Leicester Cityt, N’Golo Kante.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ‘dhelprat’ të jenë në garë për titull deri tani.
Por këto paraqitje nuk kanë rënë pa u vërejtur edhe nga gjigantët evropian.
Skuadra e fundit që është futur në garë është Arsenali që është i gatshëm të paguajë 20 milionë funte.
Për të ka interesim edhe nga Juventusi. /Telegrafi/