Jasir Asani ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën kuqezi, një gol spektakolar me një goditje fantastike nga distanca që zhbllokoi ndeshjen ndaj Moldavisë.
Sulmuesi kuqezi nuk e fshehu emocionin për golin, teksa falënderoi edhe përzgjedhësin Sylvinho për besimin që i dha.
“Të gjithëve u kisha thënë se do ta shënoj shumë shpejt golin. Shënova supergol dhe jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj kështu”.
“Sylvinho? Që ditën e parë që e kam takuar, ai më ka dhënë mbështetje shumë të madhe, jo vetëm mua por të gjithë lojtarëve. Megjithatë nuk kemi bërë asgjë, pasi na pret një punë shumë e madhe përpara. Falënderoj Sylvinhon për ftesën, pasi më dha mundësinë të tregoj cilësitë e mia”.
“Unë kam pasur shumë dëshirë të madhe të luajë për Shqipërinë dhe jam më i lumturi në botë që ia arrita. Nuk do ta harroj këtë ndeshje, me stadiumin plot dhe me një gol. Shpresoj t’i kemi gjithmonë me vete tifozët, pasi kemi vërtetë nevojë për ta”, ka thënë Asani pas ndeshjes. /Telegrafi/