Ndalimi i lojërave të fatit në Shqipëri, po shihet si veprim i qëlluar edhe nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani.
Ai në profilin e tij në Facebook, ndalimin, siç e ka quajtur ai, të bixhozit në shtetin shqiptar e ka cilësuar si njërën ndër punët më të mira që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë.
“Këtë hap ftoj që ta marrin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, në veçanti ata të Lëvizjes Vetëvendosje, të marrin iniciativën. Salih Zyba dhe Valon Ramadani mendoj se do të ishte mirë që të fillojnë një iniciativë të tillë”, ka shkruar Rrahmani.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të asamblistit të VV-së:
-NDALIMIN E BIXHOZIT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në Shqiperi është njëra ndër punët me të mira që kanë bërë Kuvendi i Shqipërisë.
Këtë hap ftoj që ta marrin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, në veçanti ata të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të marrin iniciativën. Salih Zyba dhe Valon Ramadani mendoj se do të ishte mirë që të fillojnë një iniciativë të tillë.
Ndryshe, të enjten Kuvendi i Shqipërisë me shumicë votash e ka votuar vendimin për mbylljen e lokaleve që merren me lojëra të fatit. Vendimi sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama do të hyjë në fuqi me 1 janar të 2019. /Telegrafi/