Site icon Telegrafi

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të vëzhgojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i udhëhequr nga Mari-Cristin Daloz nga 4 deri më 6 maj do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, që të vëzhgojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 5 maj.

Delegacioni i AP-së të Këshillit të Evropës zgjedhjet për kryetar shteti do të ndjek së bashku me vëzhguesit e Misionit të OSBE/ODIHR-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftimin e Asamblesë, një ditë para zgjedhjeve delegacioni do të ketë takime individuale me dy kandidatët për president Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, si dhe me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski./Telegrafi/

Exit mobile version