Site icon Telegrafi

Asambleistja e PSD-së përplaset me atë të VV-së në Prishtinë: “Veshët në dorë t’i jap…”

Një debat aspak parlamentar ka ndodhur në Kuvendin komunal të Prishtinës në mes këshilltarëve të LVV-së dhe PSD-së.

Besnik Mujeci i Vetëvendosjes e ka akuzuar Vala Peshkun e PSD-së se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur edhe “të pafytyrë”, transmeton Klan Kosova.

Me ton të lartë dhe fjalë ofenduese i është kthyer edhe Peshku, duke i thënë Mujecit: “Veshët në dorë t’i jap, hajvan”.

Videoja nga përplasja brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës:

Exit mobile version