ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor.
Pas lajmeve të një pas njëshme, kompania lider në vend zyrtarisht njofton se ka ripërtrirë të drejtat e transmetimit ekskluziv të tri ligave më të forta evropiane: UEFA Champions League, Europe League dhe Conference League edhe per ciklin e ardhshem, nga viti 2024 e deri më 2027.
UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League në vitin 2024 do vijnë me një format të ri që do të ofroj më shumë emocion, adrenalinë dhe natyrisht më shumë ndeshje futbollistike.
Përgjatë ciklit 2024 -2027 marrëveshja e arrirë siguron mbi 1500 përballje në këto tri liga qe do të mundësojnë përjettimin absolut për të gjithë abounesit e platformës numër një në vend.
Vizioni dhe projektet e Artmotion, vazhdojnë duke sjell të gjitha betejat më kulmore në botën e sportit vendor dhe atë ndërkombëtar: te gjitha ndeshjet e Superligës në futboll dhe basketboll, Kampionatin evropian te futbollit, NBA, Formula 1, La Liga, Ligue 1 dhe dhjetëra evente tjera në gjashtë kanale dedikuara enkas sportit.
Me ripërtrirjen e të drejtave ekskluzive për transmetimin e UEFA Champions League, Europe dhe Conference League, ARTMOTION vulos se është adresa e vetme dhe ekskluzive e programeve më atraktive në botën e sportit dhe jo vetëm.