Sanie, është njëra ndër artistet e reja që ka filluar të debutojë në tregun shqiptar dhe jo vetëm
Këngëtarja shqiptare që një kohë të gjatë është e kërkuar nga dëgjuesit gjerman, pasi edhe këngët e mëparshme kishin qenë të realizuara në të njëjtën gjuhë.
Por, kësaj radhe ajo ka vendosur që të plotësojë dëshirën edhe të adhuruesve shqiptarë, të cilët për një kohë të gjatë kanë kërkuar një projekt muzikor në gjuhën shqipe.
Përmes një postimi në rrjetin sociale Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e saj më të re.
“Diese Lieder” titullohet projekti i cili u pëlqye mjaft shumë, e që për herë të parë solli këngëtaren me një projekt në shqip.
Për instrumentalin është përkujdesur producenti Luke Cyratex, ndërsa për masterizimin Lex Barkey.
Me plot stil dhe e përkujdesur për secilin detaj, Sanie ka tërhequr vëmendjen edhe përmes dukjes në xhirimet e klipt.
Sidoqoftë, tashmë suksesi i saj ka filluar të shtrihet edhe në trojet shqiptare, duke u shndërruar në njërën ndër më të pëlqyerat. /Telegrafi/