“Artistja më e mirë britanike” në Global Awards 2020, Dua Lipa iu drejtohet fansave me falënderime të përzemërta
Butrint Avdyli
Ceremonia e “Global Awards” e zhvilluar në Londër të enjten ka shpërblyer me çmime disa artistë të njohur të tregut ndërkombëtar.
Njëra ndër to është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila fitoi çmimin “Artistja më e mirë britanike e vitit”.
E lumtur për këtë çmim, Dua publikoi një sërë fotografish nga mbrëmja e kaluar në rrjetin social Instagram.
Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një fustan një fustan të zi, me një pjesë të hapur te këmba, që bëri t’i vihej në pah vija trupore.
Teksa pozonte me trofeun e saj në duar, Dua nuk la pa falënderuar fansat në mbishkrimin e fotografisë.
“Faleminderit të gjithë fansave dhe dëgjuesve dhe secilit në Global që ka votuar dhe ka mbështetur muzikën time! Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”! Një natë kaq argëtuese me më të dashurit e mi në një natë të veçantë”, shkroi Lipa në Instagram.
Dua përndryshe është duke punuar intensivisht që muajin e ardhshëm të sjell për fansat albumin e saj të paralajmëruar tash e sa kohë, “Future Nostalgia”. /Telegrafi/