Telegrafi

Artisti ‘mbulon’ të gjithë rezidencën e tij prej 1.5 milion eurosh me ‘shkarravina’

Pronarët e mëparshëm të shtëpisë iu lutën të mos bënte shkarravina në mure – por ky burrë nuk mundi ta mbante veten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një artist i cili ka mbuluar çdo centimetër katror të shtëpisë së tij prej 1.5 milion eurove me shkarravina.

Sam Cox, i njohur gjithashtu si Mr Doodle, ka kaluar dy vitet e fundit duke “suvatuar” muret e rezidencës së tij me gjashtë dhoma gjumi me vizatimet bardh e zi.

Qëllimi i tij i përjetshëm kishte qenë të blejë një shtëpi për t’u shndërruar në një “varg shkarravina”.

Dhe në vitin 2019, ëndrra e 28-vjeçarit u bë realitet kur ai bleu një pronë në qytetin e çuditshëm të Tenterden, Kent për 1.35 milionë funte (rreth 1.5 milion euro).

Projekti aventuresk i artistit filloi në dhomën kryesore të gjumit – të cilën ai e dekoroi me vizatime me temë “ëndrra” – dhe banjën, e cila ka një temë deti. /Telegrafi/