Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.
Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka realizuar ndër vitesh.
I njëjti po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar duke punuar për projektet e tij të radhës.
Krahas kësaj, Ledri u bë edhe këngëtari i parë që ka pranuar dhuratë simbolike nga KFOR-i.
Krijuesi i hitit “Paranormal” u shfaq i lumtur për takimin me ushtarët e KFOR-it.
Ledri vetëm pak javë më parë solli këngën e re “Kill Me”, që ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në YouTube.
Muajve të fundit gjithashtu u përfol në masë të madhe edhe për jetën private, ndonëse nuk është deklaruar akoma. /Telegrafi/